Një duel i çmendur u regjistrua në Ligën 1 franceze mes Lilles dhe Lyonit, në sfidën që përfundoi me shifrat 3-3.
Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës u shënuan plot 6 gola.
Ishte Dejvid heroi i vendasve që në minutën e 46-të, hapi serinë e golave, ndërkohë që në të 61-tën, sulmuesi kanadez realizoi golin e dytë personal nga pika e bardhe e penalltisë. Miqtë nga Lyoni rihapën sfidën me Barkola që realizoi në minutën e 64-t, ndërkohë që Lilë nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 79-të, ishte sërish sulmuesi Dejvid, që realizoi golin e tretë personal, edhe kësaj here nga pika e bardhe e penalltisë.
Kur u mendua se fitorja u hipotekua nga vendasit, Lioni arriti të reagonte duke shënuar 2 herë me Lakazet në minutën 83 dhe 89, duke vulosur kështu shifrat 3:3.