5.7 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Gëzim Sveçla dërgohet në mbajtje për 48 orë pasi demoloi mikrofonin

- Advertisement -

Shefi i asambleistëve të Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka demoluar një mikrofon në sallën e kuvendit Komunal gjatë seancës së sotme.

Ai ka njoftuar për këtë veprim dhe ka treguar se do të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ku ka theksuar se megjithëse mbiemri i tij është “Sveçla”, që mund të asociohet me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai ka marrë një masë të tillë për veprimin e tij.

Sveçla ka shkruar: “Unë mbiemrin e kam ‘Sveçla’, dhe nga një aksion simbolik që bëra, po më dërgojnë në mbajtje 48 orë. Por, kjo ndoshta është edhe Kosova që po e ëndërrojmë, pavarësisht mbiemrave të jemi të gjithë të barabartë. A jemi nuk e di?”.

Ai ka shtuar se aksioni i tij ishte një protestë për të denoncuar një “pazar të madh” që po ndodh në Prishtinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit