Terras në Kosovë: Sfida e radhës dhe kryesore është zgjedhja e Presidentit

- Advertisement -

Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, është takuar me shefin e UNMIK’ut Peter Due.

Në postimin e tij, Terras ka thënë se sfida kryesore në Kosovë mbetet zgjedhja e presidentit, dhe se, stabiliteti në vend dhe dialogu ndërmjet komuniteteve janë thelbësore për rrugën e saj drejt Evropës, përcjell Gazeta Express.

Postimi:

U takova me Peter Due, Shef i UNMIK-ut.

Pas një ngërçi të zgjatur politik, Kuvendi ka zgjedhur kryesinë e tij.

Sfida e radhës dhe kryesore është zgjedhja e Presidentit.

Stabiliteti i Kosovës dhe dialogu ndërmjet komuniteteve janë thelbësore për rrugën e saj drejt Evropës.

Të ngjashme

Të fundit