Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gëravlla, ka thënë se Kosova ka humbur një mik të madh me vdekjen e ish- ministrit të Jashtëm të Çekisë, Karel Schëarzenberg.
Gërvalla përmes një postimi në platformën X, ka thënë se kontributi i ish – kryediplomatit çek për lirinë dhe demokracinë e Kosovës nuk do të harrohet kurrë.
Karel Schëarzenberg, ish-ministër i Punëve të Jashtme i Çekisë ka vdekur të dielën në moshën 85-vjeçare.
Schëarzenberg ka qenë i hospitalizuar në Pragë qysh nga gushti.