16.6 C
New York
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

Gërvalla: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit fetar

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, më ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka marr pjesë  në konferencën e Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS, në 10-vjetorin e themelimit të tij.

Atje, Gërvalla konfirmoi premtimin e Kosovës për të dhënë kontribut në këtë koalicion.

Ndër të tjera, ministrja shton se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit fetar.

“Republika e Kosovës, qëndron krenarisht përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të gjithë aleatëve dhe miqve këtu në luftën e përbashkët kundër DAESh-ISIS. Ne jemi të vendosur që të sigurojmë se ideologjia e terrenit nuk do të gjejë strehim në shoqëritë tona”, tha Gërvalla.

Që nga bashkimi në koalicionin global për të mposhtur ISIS-in, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit fetar. Ne konfirmojmë përkushtimin tonë ndaj përpjekjeve të koalicionit, duke konfirmuar premtimin për një kontribut prej 100 mijë dollarësh amerikanë, për Fondin Rimëkëmbjes së Sirisë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit