12.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Gena: Për pak i shpëtova tragjedisë në Stamboll, Zoti na adresoi diku tjetër

- Advertisement -

Ditën e djeshme ka ndodhur një shpërthim në sheshin e Stambollit.

Në shpërthim kanë humbur jetën gjashtë persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Në qytetin e Stambollit teksa ndodhi ngjarja ndodhej edhe këngëtari Gena Lito.

Ai ka thënë se ishte në planet e tij dhe të familjes së vet që të dilnin për shëtitje në kohën dhe vendin e njëjtë ku ka ndodhur ngjarja.

“E kam një kilometër larg nga këtu dhe një ditë më përpara neve në mbrëmje kishim dalë me nusen për të bërë shoping. Dhe do dilnim përsëri edhe dje, në të njëjtën orë, domethënë nga ora 4 kur ka ndodhur ajo. Shyqyr Zoti na ka adresuar diku tjetër”, ka thënë ai në një prononcim për “Aldo morning show”.

Lidhur me ngjarjen është arrestuar një grua e cila dyshohet se e ka vendosur bombën në Stamboll.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit