15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Bella Hadid flet për largimin nga modelingu dhe shëndetin mendor

- Advertisement -

Bella Hadid ka folur për mungesën e saj në botën e modelingut dhe marrëdhënien e saj më të dashurin Adan Banuelos, në një intervistë të re.

Modelja 27-vjeçare tha është fokusuar në shëndetin e saj mendor dhe fizik gjatë vitit të kaluar.

Ajo shpjegoi se çfarë e shtyu ta merrte vendimin për largimin nga modelingu dhe se si po ndihet tani pasi u rikthye për të promovuar linjën e saj të re të aromave Orebella.

“Pas 10 vitesh modelim,” reflektoi Bella gjatë një bisede me Allure, “e kuptova se po investoja kaq shumë energji, dashuri dhe përpjekje për diçka që, në planin afatgjatë, nuk po ma kthente domosdoshmërisht”.

Ndërsa shtoi se shëndeti i saj mund të jetë “një slitë”, Bella theksoi se ajo po e jetonte jetën e saj në mënyrë autentike, transmeton Klankosova.tv.

“Për herë të parë tani, nuk po bëj një fytyrë të rreme. Nëse nuk ndihem mirë, nuk do të shkoj. Nëse nuk ndihem mirë, gjej kohë për veten time. Dhe kurrë nuk kam pasur mundësinë ta bëj këtë apo ta them atë më parë”, tha ajo. “Tani kur dikush më sheh në foto dhe më thotë, dukem e lumtur, me të vërtetë jam. po ndihem më mirë; ditët e mia të këqija tani ishin ditët e mia të vjetra”.

Një pjesë e kësaj mund t’i atribuohet lëvizjes së saj në Teksas. Gjithashtu tingëllon sikur edhe Adan po ndihmon.

Çifti u zyrtarizua në Instagram në shkurt  të vitit 2024 dhe u panë në Neë York City së bashku këtë javë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit