18 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Geci pyetet nga avokati i Thaçit nëse vëllai i tij, Ganiu, kishte tentuar ta vriste Rexhep Selimin, tregon nëse është e vërtetë

- Advertisement -

Pas një pushimi pak minutash në Gjykatën Speciale në Hagë, ka vazhduar dëshmia e Fadil Gecit.

Avokati i Thaçit, Luka Misetiq, i është drejtuar Gecit në lidhje me një sipas tij konflikt me Rexhep Selimin.

Geci i ‘hutuar’ ia ka kthyer se nuk e din se për çka bëhet fjalë.

”Nuk e di çfarë konfilkti, nuk po e kuptoj”, tha Geci.

Ndërkaq, avokati ia spjegon derisa i thotë ”keni dëshmuar në ZPS, që keni pasur një problem me Rexhep Selimin në Jabllanicë, sa i përket furnizimit me armë, a është e saktë?”.

E një gjë të tillë e ka kundërshtuar Fadil Geci.

”Problem se kemi pas, ka qenë një mashtrim, jemi kanë unik, i kom besu, s’ka dalë qashtu s’osht problem i madh”.

Tutje avokati Misetiq tha se Gani Geci është përpjekur ta vriste Rexhep Selimin.

Geci tha se me Rexhep Selimin kanë pasur vetëm mendime të kundërta.

”Kemi pasë mendime të kundërta, ai s’është konflikt nëse ke mendim të kundërt”.

Por avokati i kthehet se ”kur dikush përpiqet ta vrasë dikë kjo shkon përtej mosmarrëveshjeve mes personave qe kanë pasë mosmarrëveshje poltike”.

Ndër të tjera Fadil Geci ka përmendur një intervistë të Rexhep Selimit, për të cilën tha se ka gabuar.

”Rexhep Selimi në një intervistë që e ka dhanë ka gabu, besoj që e pranon vetë. Unë mendoj që ai duhet me e pranu që ka gabuar. Unë kam mendim të kundërt me Rexhep Selimin, ai ka qenë i LPK ne kemi qenë LDK, kaq”.

Avokati e ka pyetur sërish se a është e vërtetë që Gani Geci ka tentuar ta vriste Rexhep Selimin.

”Nuk besoj që është e vërtetë, pyete Ganiun kur tvjen”, tha Geci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit