Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se marshi i sotëm ishte në nivelin që, sipas saj, e meriton liria e Kosovës.
“Marshi ishte ashtu siç e meriton liria e Kosovës. I falënderoj secilin që iu përgjigj thirrjes dhe doli në marsh. Mesazhi ka shkuar në Hagë”, ka thënë Musliu për Indeksonline.
Ajo ka theksuar se askush nuk guxon të vendosë padrejtësi në emër të shqiptarëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Sot u shpallën të pafajshëm krerët e UÇK-së”, ka deklaruar Musliu.





