Një delegacion i lartë i Policisë së Kosovës, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, ka marrë pjesë në Konventën Vjetore të Shefave të Policive, e cila u mbajt në selinë e EUROPOL-it në Hagë.
Në fokus të diskutimeve ishin lufta kundër trafikimit të narkotikëve, krimeve kibernetike, pastrimit të parave, keqpërdorimit të shërbimeve financiare digjitale dhe formave të reja të krimit financiar.
Delegacioni vizitoi edhe Ambasadën e Kosovës në Holandë, ku u prit nga ambasadori Dren Doli.
Gjatë takimit u diskutua për çështjet që ndërlidhen me institucionet e sigurisë dhe avancimin e bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me institucionet ndërkombëtare.






