Gjyqtarët e Superligës vazhdojnë ngritjen profesionale në sistemin VAR

- Advertisement -

 

Gjyqtarët e Superligës së Kosovës kanë mbajtur sot një sesion të rëndësishëm trajnues me Paweł Gil, instruktor i deleguar nga UEFA për VAR, në kuadër të programit të vazhdueshëm për avancimin dhe ngritjen profesionale të gjyqtarëve kosovarë.

Fokusi kryesor i ligjëratës ishte VAR-i dhe përcaktimi i një linje të qartë dhe të unifikuar të intervenimit, me theks të veçantë në situatat kur kërkohet ndërhyrja e VAR-it dhe në zbatimin sa më të saktë e konsistent të protokollit gjatë ndeshjeve.

Përmes analizimit të situatave konkrete nga ndeshjet dhe diskutimeve profesionale, gjyqtarët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre rreth procesit të vendimmarrjes, bashkëpunimit ndërmjet gjyqtarit dhe ekipit VAR, si dhe kritereve që përcaktojnë ndërhyrjen në situatat kyçe të ndeshjes.

Ky trajnim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës për standardizimin e vendimmarrjes, aplikimin korrekt të protokollit VAR dhe ngritjen e nivelit të referimit në futbollin vendor, në përputhje me standardet dhe udhëzimet e UEFA-s.

Bashkëpunimi me ekspertë të UEFA-s dhe analiza e rasteve nga futbolli ynë synojnë që gjyqtarët të kenë një qasje sa më të njëtrajtshme, të qartë dhe profesionale në përdorimin e teknologjisë VAR.

Të ngjashme

Të fundit