Gazi amerikan, Behrami: Gjermania braktisi projekti rus për t’iu përshtatur kërkesave të ShBA-së, Kosova po refuzon

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka kritikuar sërish kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për refuzimin që po i bën projektit të gazit amerikan.

Ai ka rikujtuar se Gjermania ka hequr dorë nga një projekt rus prej 11 miliardë eurosh për t’iu përshtatur kërkesave dhe interesave strategjike të SHBA-së.

Në profilin e tij në Facebook, Behrami ka shkruar se Kosova po refuzon të bëjë një gjë të tillë.

“Gjermania hoqi dorë nga një projekt rus prej 11 miliardë eurosh dhe ndryshoi krejtësisht strategjinë e saj energjetike për t’iu përshtatur kërkesave dhe interesave strategjike të SHBA-së. Ndërkohë, në Kosovë, Albin Kurti refuzon vazhdimisht kërkesat e Amerikës për të kufizuar ndikimin rus/serb në Ballkan dhe për të koordinuar veprimet me partnerët tanë strategjikë. Kostoja për Kosovën mund të jetë izolimi politik dhe dëmtimi i aleancës sonë më të rëndësishme, SHBA-së, e cila edhe sot ruan integritetin dhe sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit