10.7 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Gashi: Qeveria nuk po e bën prioritet kombëtar dokumentimin e krimeve të luftës

- Advertisement -

Kreshnik Gashi, nga BIRN-i, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosangazhimin në dokumentimin dhe hetimin e krimeve të luftës. Sipas tij, qeveria nuk ka marrë hapa për të dokumentuar juridikisht ato që kanë ndodhur gjatë luftës.

Gashi ka theksuar se Kosova ka nevojë për njerëz të mençur që do të grumbullojnë dije juridike dhe do të mobilizojnë burime për të bërë krimet e luftës prioritet kombëtar.

Ai ka potencuar se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për këtë çështje gjatë katër viteve të fundit.

“Neve na vyejnë njerëz të mençur që nisin dhe grumbullojnë dije juridike, për me mbërri me dokumentu juridikisht atë që ka ndodhur në vendin tonë, juridikisht me u kundërpërgjigj me prova, me mobilizuar resurse, me mobilizu resurse, mjete, me nda pare, dhe me i shndërru krimet e luftës në prioritet kombëtar, prioritet nacional për me dokumentu këtë gjë. A është duke e bërë kjo qeveri, jo nuk është duke e bërë, a e ka bërë në këto katër vjet, jo nuk e ka bërë”, ka deklaruar Gashi në Debat Plus.

Ai gjithashtu ka shtuar se premtimet për paditë për gjenocid janë thjesht deklarata, pa asnjë veprim konkret pas ardhjes në pushtet.

“Nuk e dinë as ku janë nisë, qe pesë vjet nuk e kanë shkruar strategjinë për hetimet e krimeve të luftës, as plan nuk ka. Domethënë e kanë dhënë premtimin, kanë ardhur në pushtet, duke thënë do të bëjmë padinë për gjenocid, nuk e dinë nga janë nis”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit