Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar ministrin në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, duke kundërshtuar, siç tha ai, mënyrën se si ai po paraqitet sot si “hero”.
Në Debat Plus, Gashi tha se ka marrë pjesë në rreth 50 takime, përfshirë takime në Berlin, me Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, ku, sipas tij, Rashiqi ka përdorur gjuhë kundër Kosovës.
“Po thonë i mirë Rashiqi. A e dini more Rashiqi? Unë kam qenë 50 takime, të paktën tri takime në Berlin, BE, Këshill të Evropës. Po e dini çfarë gjuhe ka përdorur, kundër Kosovës, kundër terroristëve shqiptarë? Po ky Nenad Rashiqi, ky heroi i ditëve sot, unë po dëshmoj”, deklaroi Gashi.
Ai përmendi edhe përplasjet e tij të mëparshme me Rashiqin, duke pyetur se si, sipas tij, ai sot cilësohet si hero.
“Visar Imeri u kanë kryetar i VV-së, Donika Kadaj-Bujupi u kanë prej AAK-së, Albulena vetë ka qenë. Çka ka fol ai e çka kam fol unë që ia përplasë me të, tash unë tradhtar, ai hero, qysh?”, tha Gashi.






