Me një mesazh falënderimi ndaj strukturave të partisë dhe qytetarëve, përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka konfirmuar kandidaturën për një tjetër mandat deputeti në Kuvendin e Kosovës.
Kandidimi i tij është mbështetur nga Dega e LDK-së në Pejë dhe Dega IV në Prishtinë, duke e rikthyer atë në garë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ai ka shprehur mirënjohje për besimin e dhënë ndër vite dhe ka premtuar vazhdim të angazhimit politik në mbrojtje të vlerave demokratike dhe institucionale të vendit.
Në legjislaturën e kaluar, ai nuk kishte arritur të sigurojë votat e nevojshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit.






