Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar pas takimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me përfaqësuesin serb.
Gashi në një postim në ‘Facebook’ u shpreh se nga ky takim u kuptua se Serbia po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore.
“Nga takimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me përfaqësuesin e Serbisë në Bruksel, u kuptua se Serbia, ndër të tjera, po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore…”- ka shkruar ai.
Sipas tij një kërkesë e tillë është e papranueshme dhe se ndryshimi paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin.
“Kjo kërkesë është e papranueshme, pasi kufijtë e komunave janë tashmë të vendosur dhe ndryshimi i tyre paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin. Për më tepër, çdo ndryshim i kufijve komunal do të shkelte propozimin gjithpërfshirës të Pakos Ahtisaari.”- ka përfunduar Gashi.
Postimi i plotë:
Nga takimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me përfaqësuesin e Serbisë në Bruksel, u kuptua se Serbia, ndër të tjera, po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore. Kjo kërkesë është e papranueshme, pasi kufijtë e komunave janë tashmë të vendosur dhe ndryshimi i tyre paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin. Për më tepër, çdo ndryshim i kufijve komunal do të shkelte propozimin gjithpërfshirës të Pakos Ahtisaari.