Ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci, ka shprehur vlerësimin e tij për kandidaten e PDK-së për deputete me numrin 60, Besa Ismaili Ahmeti, duke e cilësuar atë si një prej figurave më të respektuara në jetën akademike dhe publike të vendit.
Duke e falënderuar për vizitën, Koci tha se ndihet i nderuar nga takimi me Ismailin, të cilën e përshkroi si një intelektuale të spikatur dhe profesoreshë me integritet të lartë profesional.
Sipas tij, dr. Besa Ismaili Ahmeti është autore e shumë studimeve shkencore, veprimtare e shquar në fushën e politikës dhe barazisë gjinore, si dhe njohëse e gjashtë gjuhëve të huaja.
“Dr. Besa Ismaili Ahmeti përfaqëson dije, integritet moral dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve, Partisë Demokratike të Kosovës dhe shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Koci.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin kandidaturën e saj në zgjedhjet e 7 qershorit, duke e konsideruar atë një vlerë të rëndësishme për përfaqësimin e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.







