Marc Cucurella dëshiron të largohet nga Chelsea këtë verë, ndërsa klubi londinez ka vendosur çmimin e tij në 50 milionë euro.
Mbrojtësi spanjoll është një nga objektivat kryesor të Atletico de Madrid për përforcimin e krahut të majtë.
Trajneri Diego Simeone e sheh Cucurellan si një pjesë të rëndësishme të projektit për sezonin e ardhshëm, por Atletico synon ta ulë çmimin e kërkuar nga Chelsea.
Për lojtarin interesim kanë shfaqur edhe Barcelona dhe Manchester City.






