Galatasaray ka intensifikuar përpjekjet për të transferuar Rafael Leaon nga Milani. Klubi turk ka paraqitur një ofertë prej 45 milionë eurosh, plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh.
Kjo është oferta më konkrete e bërë deri tani për portugezin dhe Galatasaray po tenton ta mbyllë marrëveshjen me Milanin në orët e ardhshme.
Aston Villa gjithashtu ka shfaqur interes për Leaon, por në këtë moment Galatasaray duket më e favorizuar, pasi ka kaluar nga interesimi te një ofertë zyrtare.
Leao mbetet objektivi kryesor i klubit turk, ndërsa tani gjithçka varet nga përgjigjja e Milanit ndaj ofertës prej 50 milionë eurosh në total.






