11 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Galata akuzoi Mourinhon për racizëm, Feneri do t’i qesë në gjyq për shpifje

- Advertisement -

Klubi turk, Fenerbahçe, ka reaguar në mbrojtje të trajnerit të vet, Jose Mourinhos, i cili u akuzua për racizëm nga Galatasaray.

Këta të fundit aluduan për një gjë të tillë pas reagimit të portugezit ndaj bankës rezervë të Galatës në derbin që u krye 0:0 dje në ligën elitare turke.

“Një deklaratë e bërë nga Jose Mourinho pas ndeshjes u nxor krejtësisht nga konteksti dhe u tentua qëllimisht që të shtrembërohej”, thuhet në komunikatën e Fenerbahçes.

“Tentimi për ta portretizuar deklaratën e tij si raciste është qasje krejtësisht dashakeqe”.

“Duam ta informojmë publikun që do t’i përdorim të drejtat tona në lidhje me këtë shpifje patetike për ta hequr garën nga fusha, për ta ndryshuar agjendën dhe për ta manipuluar atë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit