“Jasha Ferizaj”, Adeyemi me targa 05 në stërvitje te Barcelona (Video)

- Advertisement -

Një video është bërë virale në rrjet teksa futbollisti i Barcelonës njëherësh i kombëtarës gjermane Karim Adeyemi, ka shkuar në qendrën stërvitore të “blaugranave” me veturën xhip Cadillac Escalade.

Por, e veçanta e saj është se ky automjet ka targat e Kosovës me kodin 05 që i përkasin rajonit të Ferizajt.

Kjo nuk duket të jetë rastësi, pasi që futbollisti është dhëndërr i Kosovës.

Ai është i martuar me këngëtaren Loredana Zefi, që vie nga qyteti i Ferizajt.

Videoja është postuar edhe nga faqja zyrtarre e Fanklubit të Barcelonës në Kosovë.

Të ngjashme

Të fundit