Valencia shkarkon trajnerin Carlos Corberan

- Advertisement -

Klubi i njohur spanjoll, Valencia, ka vendosur të shkarkojë trajnerin Carlos Corberan pas një fillimi tejet të dobët të sezonit.

Humbja e fundit ndaj Sevillas rezultoi fatale për trajnerin spanjoll, i cili nuk arriti ta nxirrte skuadrën nga kriza e rezultateve.

Në ndeshjet e para të sezonit, Valencia ka regjistruar vetëm një barazim, ndërsa ka pësuar humbje në të gjitha takimet e tjera, këto rezultate e kanë lënë klubin në fund të tabelës së La Ligës.

Përballë kësaj situate, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit me Corberan, duke shpresuar se ndryshimi në pankinë do të sjellë një kthesë të menjëhershme.

Tashmë mbetet të shihet se kush do të jetë trajneri i ri i Valencias dhe nëse ai do të arrijë ta rikthejë skuadrën në rrugën e rezultateve pozitive.

Të ngjashme

Të fundit