Fundjava nis me diell, ndërsa e diela sjell reshje shiu dhe rënie të temperaturave

- Advertisement -

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara të shtunën, ndërsa të dielën priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave.

Sipas parashikimit, të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat në disa lokalitete mund të sjellin riga të dobëta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 21°C deri në 25°C. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1–4 m/s”.

Të ngjashme

Të fundit