10.3 C
New York
Friday, February 28, 2025

Buy now

FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Ujku Bravo”

- Advertisement -

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar ushtrimi fushor “Ujku Bravo”.

FSK-ja tha se në kuadër të planit për validimin e Kompanive, Regjimenti i Tretë ka realizuar ushtrimin “Ujku Bravo”, ku pjesëtarët e kompanisë janë sfiduar dhe trajnuar intensivisht për operacione togu.

“Skenarët e ushtrimit janë përgatitur në përputhje me zhvillimet aktuale të luftës, duke përfshirë çarjen e pengesave si dhe reagimin ndaj sulmeve kimike”, thuhet në njoftim.

Më tej, FSK-ja tha se ky ushtrim ka qenë një mundësi e shkëlqyer për forcimin e aftësive, bashkëpunimit dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të kompanisë për t’u përballur me sfidat e mundshme në terren

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit