8.4 C
New York
Wednesday, October 16, 2024

Buy now

Franco Foda: Shpresoj që të vazhdojmë me fitore

- Advertisement -

Trajneri Franco Foda thotë se është i lumtur me tre fitoret radhazi, ndërsa synon të vazhdojë me fitore.

Kosova ishte bindëse ndaj Qipros me rezultat të thellë 3:0, ku “Dardanët” ishin fantastik nga fillimi.

Për “RTK”, Foda tha se kanë punuar intensivisht dhe me plot meritë i kanë arkëtuar pikët e plota.

“Nëse mund ta quajmë ashtu, në tre lojët e fundit kemi korrur fitore edhe mund ta quajmë një fytyrë të re. Shpresoj të vazhdojmë me fitore tjera”.

“Më shumë kemi punuar që të luajmë kundër topit, të jemi më agresivë për ta fituar topin. E dyta është që kur ta humbim një top, atëherë ta fitojmë sa më shpejtë. Pastaj, dëshirojmë që sa më shpejtë të luajmë përpara për të qenë më konkretizues. Më së shumti kemi punuar në vrapime të thella, ndërsa më e rëndësishmja është që po luajmë si ekip, edhe kur e humbim topin të gjithë vrapojmë”.

“Tërë futbollistët po kthehen kur lojtarët e humbin topin? Ky është çelësi i suksesit, vetëm si ekip mund të fitohen ndeshjet. Ndërsa, si skuadër nuk ka të bëjë me 11 lojtarë, por 20. Iu kam thënë edhe atyre që janë rezervë, kur të hynë në fushë duhet ta ketë rëndësinë në lojë”.

“Zëvendësimet e suksesshme? A jeni të gjithë të kënaqur për momentin? Do të mundohemi t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit