Fotoja e Ramës ku s’shihet Kurti, Krasniqi i VV’së: Besëpremi, s’na befason që e prenë një foto, e ka pre në besë një popull

- Advertisement -

Alban Krasniqi nga VV’ja, ka reaguar lidhur me postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka publikuar fotografinë familjare nga Samiti i Berlinit që është mbajtur në Shën Stefan të Malit të Zi, ku nuk shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e as ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Krasniqi i VV’së, ka kritikuar Ramën, duke thënë se kryeministri shqiptar e ka ‘’pre në besë një popull të tërë’’.

‘’E ka pre në besë një popull të tërë, ka tentu të prejë territore shqiptare me Vuçiqin, nuk na befason që prenë një fotografi me foton ku është KM i Republikës së Kosovës.

Besëpremi!’’, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit