Me kërkesë të PDK, presidentja Shiroka-Pula e kthen Ligjin për Specialen në Kuvend

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e ka kthyer në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara, i cili u miratua në Kuvend më 6 tetor, e i cili ishte iniciuar nga vetë PDK-ja.

Siç merr vesh VOX Kosova, PDK-ja kërkesën për kthimin e ligjit për rishqyrtim në Kuvend e ka bërë këtë të enjte.

Në kërkesën e PDK-së për Presidenten, që e ka siguruar VOX-i, thuhet se do të ishte e arsyeshme që ligji të rishikohet edhe njëherë Kuvendi me “qëllim të avancimit të mëtejmë të interesit shtetëror dhe vullnetit sovran në raport me juridiksionin” e Speciales dhe “sigurimit të plotë të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen pranë Dhomave të Specializuara”.

Rishikimi i tillë, sipas PDK-së, do të përforconte “edhe më shumë interesin e shtetit dhe vullnetin sovran” të shprehur edhe në Deklaratën e Kuvendit për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kushtetuta e Kosovës i jep të drejtë Presidentes që nëse vlerëson se ndonjë ligj nuk është në përputhje me Kushtetutën, atëherë mund ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim.

Ligji për Specialen u iniciua nga PDK-ja, pasi që Gjykata Speciale dënoi me 81 vjet burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet, Jakup Krasniqi po ashtu me 25, Kadri Veseli me 18, dhe Rexhep Selimi me 13.

Kundër këtij vendimit, shqiptarët në Kosovë – dhe nëpër botë – protestuan për 21 ditë me radhë.

Një prej kërkesave të protestuesve kryesore të protestuesve ishte edhe votimi i Ligjit për Specialen.

Në Kuvend, ligji u votua nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të PDK-së, të Aleancës dhe ata të komuniteteve joshumicë joserbe.

Të ngjashme

Të fundit