6.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Formacionet zyrtare: Kosova – Andorra, disa ndryshime te “Dardanët”

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, ku përball do ta ketë Andorrën.

Pas një barazimi me Izraelin, ‘Dardanët’ në këtë ndeshje do të hyjnë me disa ndryshime, me qëllimin e vetëm fitoren dhe përmbylljen e muajit mars me katër pikë.

Giresse ka vendosur që ndeshjen ta nisë me katër lojtarë që nuk u paraqiten nga fillimi në ndeshjen e kaluar, duke preferuar Arbër Zenelin, Valon Berishën, Betim Fazlijin dhe Florent Hadërgjonajn, përpara Edon Zhegrovës, Ibrahim Dresevicit, Florent Muslijes dhe Mërgim Vojvodës.

Ashtu siç është bërë e zakonshme nën urdhrat e trajnerit francez, Kosova do të startojë me formacionin 4-3-3 dhe kjo është renditja në fushë:

Kosova: Muric; Hadergjonaj, Kryeziu, Rrahmani, Paqarada; Fazliji, Berisha, Celina; Rashica, Muriqi, Zeneli;

Në anën e kundërt, homologu i tij, Koldo, ka vendosur për këtë përbërje:

Andorra: Álvarez, Vales(C), Alavedra, Rosas, Vales, Cervós, Chus Rubio, Guillén, Llovera, Marc García, Jordi Rubio.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit