21.8 C
New York
Tuesday, May 13, 2025

Buy now

Formacionet zyrtare: Gjermani – Hungari

- Advertisement -

Gjermani luan ndaj Hungarisë ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në kuadër të Grupi A për Kampionatin Evropian.

Pancerët e kanë fituar bindshëm ndeshjen e parë duke mposhtur Skocinë me rezultat 4-1.

Sa i përket Hungarisë, ata humbën nga Zvicra me rezultat 3-1 dhe kjo ndeshje konsiderohet si treni i fundit.

Julian Nagelsmann për këtë takim ka vendosur të luajë me emra si Gundogan, Musiala, Wirtz dhe Havertz. Në anën tjetër, Marco Rossi, do të luajë me emra si Sallai, Szoboszlai dhe Varga.

Formacionet zyrtare:

Gjermani: Neuer, Kimmich, Rudiger, Tah, Mittelstadt, Andrich, Kroos, Gundogan, Musiala, Wirtz, Havertz.

Hungari: Gulascsi, Fiola, Orban, Dardai, Nagy, Schafer, Kerkez, Bolla, Sallai, Szoboszlai, Varga.

Të ngjashme

Të fundit