Flick dhe Deco përplasen për Mikautadzen

- Advertisement -

Hansi Flick dhe Deco duket se kanë mendime të ndryshme sa i përket transferimit të Georges Mikautadze te Barcelona.

Trajneri gjerman aktualisht nuk është i bindur nga profili i sulmuesit gjeorgjian dhe nuk e sheh atë si përforcimin ideal për skuadrën.

Në anën tjetër, drejtori sportiv Deco vlerëson cilësitë e Mikautadzes dhe e konsideron lojtarin një opsion interesant për Barcelonën.

Diferencat e mendimit mes Flick dhe Deco mund të sjellin një përplasje të re brenda klubit, teksa mbetet për t’u parë nëse Barcelona do të avancojë me interesimin për sulmuesin gjeorgjian.

Të ngjashme

Të fundit