Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se nga e hëna 17 gusht 2026, do të ndryshojë lokacioni i zyrës për pranimin e vendimeve për fitimin, rifitimin dhe humbjen e shtetësisë me lirim.
Sipas njoftimit, kjo zyrë do të zhvendoset në objektin e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC) në katin e parë.
Objekti i ARC-së ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
MPB-ja ka bërë thirrje që qytetarët të kenë parasysh lokacionin e ri gjatë procedurave përkatëse.






