Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka bërë thirrje nga Kuvendi që Lëvizja Vetëvendosje ta respektojë dhe zbatojë rezultatin e zgjedhjeve.
Ramadani tha se askush nuk po e konteston fitoren e VV-së në zgjedhjet e qershorit, por kritikoi, siç tha ai, bllokimin e institucioneve.
“E ftojmë VV-në ta zbatojë rezultatin e zgjedhjeve dhe besoj se kjo do të jetë hera e fundit që ata do ta kenë këtë besim të qytetarëve. Pse po ikin këta njerëz? Pse kanë qëllim bllokimin e institucioneve?”, tha Ramadani.
Ai theksoi se fitorja e Vetëvendosjes në zgjedhje sipas tyre, ishte e fundit herë.
“Askush nuk po ua konteston fitoren në zgjedhjet e qershorit, e bindja jonë është se ajo do të jetë fitorja e fundit e tyre”, deklaroi Ramadani.






