5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Flet motra e Alma Arrazit- Ergysi konsumonte dreka me të dashurën, nuk çonte lekë në shtëpi!

- Advertisement -

Motra e Alma Arrizit, në një intervistë për “Breaking” në Top News, foli për problemet që motra e saj po përballej kohët e fundit, për shkak edhe të burrit të saj, Ergys Arrait, siç e quan ajo, Eri.

Sipas saj, për Almën ka qenë e vështirë që të përballej me tradhtinë e të bashkëshortit, ndërsa po përballej me probleme ekonomike, pasi Ergysi nuk çonte lekë në shtëpi, thotë ajo, por i prishte me të dashurën.

“Mund t’ia faktoj që motrën time e çoji deri këtu që t’i jepte fund jetës me fëmijët, sepse nuk e ka pasur të lehtë motra ime, kur e dinte që po e tradhtonte. Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës sime dhe fëmijës së motrës time”, tregon ajo.

E prekur, motra e Almës e përshkruan atë si një grua të përkryer dhe një nënë shembullore.

“Po shpikin çdo gjë për motrën time, ajo ka qenë një grua e mrekullueshme, ka qenë një grua e përkryer, i çonte fëmijët në shkollë. Nëse do ishte me të meta mendore nuk do kishin respekt një lagje e tërë. Si ka mundësi ka të meta mendore dhe ka 10 vjet martesë?”, thotë motra.

Ajo tregon se nuk kanë qenë të pranishëm në ceremoninë mortore të vajzës së Almës, pasi nuk kanë kontakt me familjarët e Ergysit, ndërsa kërkon që trupi i Almës të varroset në Durrës.

“Nuk kam marrë pjesë në ceremoni, ju lutem shumë që motrën time ta varrosim në Durrës, s’ka lidhje ta varrosim në Shkodër. Nuk ka kanë thërritur për ceremoninë mortore”, u shpreh ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit