Lladrovci pret në takim dhe i jep mirënjohje Edona Lekut, kampiones evropiane në futbollin amerikan

- Advertisement -

Në takim me Edona Lekun, kampionen evropiane me kombëtaren e Finlandës në futbollin amerikan, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka vlerësuar me mirënjohje arritjet e saj dhe dashurinë për atdheun.

“E përgëzova Edonën për sukseset e saj në sport të rrallë e mjaft luftarak, njëherësh e falënderova për praninë e saj në vendlindje, raportet e pashkëputshme me familjarët në Drenas dhe në Kosovë”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i tij në fb:

Me kënaqësi prita sot në takim, kampionen e Evropës në futbollin amerikan, znj. Edona Leku.
Edona është pjesë e kombëtares finlandeze dhe me krenari dëshmon angazhimin e jashtëzakonshëm të saj, në një sport dinamik ku ajo luan në vijën sulmuese.
Në takim u njoftova për karrierën e saj të shkëlqyer, për arritjet e shqiptarëve në Finlandën mike si dhe për ndeshjen finale në gusht të këtij viti ku Finlanda fitoi finalen e Kampionatit Evropian të femrave në futbollin amerikan kundër Gjermanisë, me rezultat 6–0. Edona kishte rrol dhe kontribut të rëndësishëm për fitoren e Finlandës.
E përgëzova Edonën për sukseset e saj në sport të rrallë e mjaft luftarak, njëherësh e falënderova për praninë e saj në vendlindje, raportet e pashkëputshme me familjarët në Drenas dhe në Kosovë.
Në shenjë nderimi për sukseset e Edonës në sport, ia dhashë një Mirënjohje, librin e Bedri Islamit, kushtuar heroi dhe heroinës Fehmi e Xhevë Lladrovci “Përjetësia e dyfishtë” dhe një medaljon të punuar nga duart e arta të grave të Drenasit.
Nga Edona pranova po ashtu një dhuratë, ndërresën e saj, me numrin 77.
Faleminderit Edonë, krenar me arritjet tuaja dhe dashurinë për atdheun!
https://www.facebook.com/share/14mocwV2pnF/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit