Xhudistja kosovare, Flaka Loxha, ka fituar medaljen e bronztë në ”Grand Prix Zagreb”, në kategorinë deri në 57 kg.
Ky ishte suksesi i madh në karrieren e saj, medalja e saj e parë në këtë nivel të Kupave Botërore, shkruan IndeksOnline.
Në ndeshjen për vendin e tretë, Loxha e mposhti kroaten Tihea Topolovec.
Ajo në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon, japonezen Hiyori Koga.