7.9 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Fitorja e Trump në ShBA dhe çoroditja e argatëve të Serbisë në pushtet në Kosovë

- Advertisement -

Shkruan: Hisen Berisha

Argatët e Serbisë në pushtet, pas fitores së republikanëve në SHBA, po e shohin fundin e tyre. Dëshpërimin po përpiqen ta fshehin pas zhurmës mediale propagandistike, që tenton të ringjallë idenë e “shkëmbimit të territoreve,” duke e lidhur këtë me ardhjen e administratës Trump në SHBA.

Një plan për humbje territori, e pranuan pikërisht kasta politike kuislinge Kurti, që po tentojnë ta realizojnë përmes Planit franko-gjerman, veçanërisht pikës 7 të tij për “vetë-menaxhimin” dhe statusin e eksteritorialitetit të objekteve religjioze, si dhe Statutit të “Zajednicës” që jep autonomi territoriale e politike për komunat me shumicë serbe.

Por kjo marrëveshje tashmë është në rrezik, pasi administrata e parë e Presidentit Trump ua kishte bërë të qartë se asnjë projekt që cënon integritetin territorial dhe politik të Kosovës nuk mbështetet nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, dhe këtë e përsëriti edhe Komisionerja e re për Zgjerimin e BE-së.

Ne, që luftuam dhe realizuam Kosovën e lirë, shzet të pavarur dhe sovran, mbetemi gardianë të tij dhe po ua përsëritim se nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për cënimin e integritetit të tij territorial dhe politik.

E gjithë kjo zhurmë rreth idesë për “shkëmbimin e territoreve” po bëhet me qëllim për të nxitur krijimin e ngutshëm të “Zajednicës” si një formë autonomie territoriale-politike, sipas statutit të BE-së, të cilat qeveria aktuale dhe Albin Kurti tashmë i kanë pranuar.

Kjo lëvizje për të krijuar tensione dhe për të ngritur frikën se, pas ndryshimit të administratës amerikane, mund të ringjallet ideja për “ndërrim territoresh,” bëhet me qëllim të krijimit të një preteksti për të implementuar marrëveshjet antikushtetuese të vitit 2023, që rrezikojnë humbjen e sovranitetit politik mbi më shumë se një të tretën e territorit të Kosovës.

Këtë situatë hipotetikisht e kam paralajmëruar prej kohësh: “se Kurti dhe katërshja që ulën në tryezën e dialogut, e kalkulojnë situatën se nëse Trump fiton, Albin Kurti dhe Vuçiq, në koordinim me deshtakun diplomatik Lajçakun — i cili nuk është rastësi që ka mbetur në detyrë deri në janar ‘25 — do të krijojnë një ambient të tensionuar për t’i zbatuar me ngut këto marrëveshje, para pranimit të detyrës nga Presidenti Trump.”

Nuk është rastësi që aleatët e Kurtit në Evropë po kërkojnë me ngulm implementimin e kësaj marrëveshjeje, duke qenë të vetëdijshëm se ajo është tradhti ndaj interesave nacionale dhe kushtetuese të vendit.

Në të kundërten, zvarritja e implementimit të këtyre marrëveshjeve, me deklarata “patriotike” patetike dhe sikur gjoja nuk do t’i zbatojmë detyrimet që kanë pranuar me marrëveshje, është vetëm një taktikë për të ndërtuar një imazh të rremë patriotizmi. Për këtë përpjekje, të rritjes së prestigjit patriotik të Kurtit në mbështetosit e tj, i ndihmoi edhe përfaqësuesi serb Gjuriq, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Krejt kjo po bëhet me qëllim që ta mbajnë në pushtet dhe pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, pasi u duhen për të realizuar tradhtinë që po i bëjnë vendit përmes marrëveshjeve të këqija që kanë nënshkruar.

Ndërkohë që shpërfaqja strategjike në përkrahje të Presidentit Trump, ka për qëllim rritjen e antiamerikanizmit në Kosovë, të cilën kauzë e ushqen LVV dhe Kurti.
Ditët në vazhdim do të nxjerrin të palarat e Kurtit dhe ambiciet e rrëzikshmë për Kosovën dhe interesat amerikane në rajon.
Nëse Kurti tani do ndjek kursin e rritjes së tensioneve në veri, për ti realizuar interesat serbe dhe ruse në rajon, do ta detyrojnë Kurtin në dorëheqje ose dekonspirohet dhe i bëhen publike veprimet e tij armiqsore që do ta qojnë drejtë izolimit e burgosjes për vepër penale të tradhtisë.
Por, tendencat e Kurtit për një eskalim situate në Veri me imponimin e krijimit të “zajednicës” dhe ndarjen e veriut, për t’ia faturuar ketë zhvillim administratës Trump, është një skenar i njohur për shtetin dhe sherbimin amerikan, ndaj Kurti tashmë është letër e lexuar dhe mund ti kthehet në rrezik për të.
Kjo ishte një stisje korruptive nga qasja e analistit politik për Ballkanin z. Daniel Server për ndarje në rast të fitorës së Trump në SHBA.
Kjo situatë do një çasje proaktive të matur që ruan interesat shtetrore e kushtetuese të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit