Fisnik Asllani po vazhdon të shkëlqejë me performancë individuale në Bundesliga 2. Vikendin që lamë pas, Asllani shënoi gol për ekipin e tij, Elversberg, në përballje me Karlsruhe, të cilën ndeshje e humbën me rezultat 3:2.
Sulmuesi më i ri i Kombëtares së Kosovës në këtë ndeshje luajti për 74 minuta. Përveç golit të shënuar, ai kishte 22 prekje me topin, 79% saktësi të pasimeve dhe një duel të fituar.
Asllani u vlerësua me notën 7.3 për performancën e tij.