8.1 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Finlanda mbyll pa afat pikat e kalimit kufitar me Rusinë

- Advertisement -

Finlanda njoftoi se pikat e kalimit të mbyllura më parë dhe disa porte në kufirin me Rusinë do të qëndrojnë të mbyllura për një kohë pa afat.

“Qeveria vendosi që pikat e kalimit në kufirin rus të qëndrojnë të mbyllura që nga 15 prilli”, thuhet në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Po ashtu në deklaratë informohet se nga 15 prilli edhe portet e Haapasaari, Nuijamaa dhe Santio do të jenë të mbyllura për anijet turistike për një kohë të pacaktuar.

Finlanda në fund të vitit të kaluar mbylli kufijtë tokësorë me Rusinë për shkak të rritjes së numrit të njerëzve që vijnë nga vende si Siria dhe Somalia në vitet e fundit dhe me masat në fjalë synon të parandalojë fluksin e emigrantëve të parregullt në vend.

Në deklaratë theksohet se nëse fluksi i emigrantëve të parregullt në Finlandë vazhdon, kjo do të përbëjë një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe rendin publik të Finlandës.

Pas tensionit që zgjati prej javësh midis dy vendeve për shkak të emigrantëve të parregullt, të cilin Helsinki e përshkroi si “operacionin hibrid” të Moskës, Finlanda më 28 nëntor 2023 njoftoi mbylljen përkohësisht e të gjithë kufirit të saj me Rusinë.

Ndërsa në deklaratën e bërë në shkurt, Finlanda njoftoi se mbyllja e kufirit do të zgjasë deri më 14 prill.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit