FFK vazhdon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit”, Aurora Muliqi shpallet më e mira e tetorit

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon iniciativën për promovimin, motivimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të futbollit të femrave në vend, përmes ndarjes së çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligën e Femrave.

Fituesja e këtij çmimi për muajin tetor është futbollistja e KFF Mitrovica, Aurora Muliqi.

Komisioni i Garave, pas shqyrtimit të paraqitjeve dhe statistikave të lojtareve gjatë muajit tetor, ka vendosur që këtë çmim t’ia ndajë Muliqit, e cila u dallua me paraqitjet e saj gjatë katër xhirove të zhvilluara.

Ajo realizoi katër gola, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rezultatet e skuadrës së saj.

Bazuar në paraqitjet individuale, statistikat dhe kontributin në suksesin e ekipit, Aurora Muliqi u vlerësua si futbollistja më e dalluar e muajit tetor.

Të ngjashme

Të fundit