FFK organizon kursin e radhës për Licencën UEFA GK B për trajnerë

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin e radhës për trajnerë të portierëve për Licencën UEFA GK B.

Kursi do të fillojë më 14 dhjetor 2026, ndërsa moduli i parë do të zhvillohet më 14, 15 dhe 16 dhjetor 2026.

Programi i kursit përfshin ligjërata teorike, aktivitete praktike, monitorime në klube dhe fazën e provimeve. Pjesëmarrja në ligjërata dhe aktivitete praktike është obligative, ndërsa kandidatët duhet të jenë të përgatitur edhe fizikisht për ndjekjen e kursit.

Pas përfundimit të programit dhe kalimit me sukses të provimeve përkatëse, kandidatët do të pajisen me Licencën UEFA GK B, e cila është një nga kriteret për avancim drejt Licencës UEFA GK A.

Kriteret për aplikim janë:

• Dëshmi mbi shkollimin (minimum diploma e shkollës së mesme);

• Vërtetim nga Policia lidhur me dosjen penale;

• Certifikatë shëndetësore;

• Kopje e Licencës GK Nacional C dhe UEFA C;

• Formulari i aplikimit;

• Dëshmi mbi përvojën si trajner.

Aplikimi

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë vetëm online, përmes platformës së aplikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (kliko këtu).

Konkursi do të jetë i hapur nga data 9 nëntor deri më 27 nëntor 2026.

Numri i kandidatëve që do të pranohen në këtë kurs është i kufizuar në 16 pjesëmarrës.

Çmimi për pjesëmarrje në kurs është 700 euro.

Aplikimet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar, aplikacionet e pakompletuara dhe dokumentet që nuk janë të skanuara qartë nuk do të merren parasysh.

Të ngjashme

Të fundit