Sistemi i QKZ-së nuk ka kontroll të sigurisë dhe nuk ka verifikime për t’u futur në sistem, deklaroi eksperti i sigurisë kibernetikë, Kastriot Fetahaj.
Në emisionin Kiks Kosova në Klan Kosova ai shtoi se ueb faqja e institucioneve duhet të jetë responzive për çfarëdolloj pajisje.
Lidhur me çështjen e ndryshimit të informacioneve në faqen e KQZ-së për rezultatet e zgjedhjeve, Fetahaj theksoi se ne nuk e dinë se a është bërë me qëllim apo pa qëllim.
“E dimë që sistemi nuk është kredibil për punën që e bën. Pra sistemi ka lejuar që ajo të ndodhë”.
“Janë tre persona me autoritet të ndryshëm – personi që i fut të dhënat në sistem, pastaj është një grup tjetër personash që e konfirmojnë duke e futur tick-un që e dhëna është e saktë, dhe personi i tretë e publikon këtë për publikun”.
“Këtu, ose një person i ka pasur fjalëkalimet e të tri hapave, ose sistemi është i ndërtuar aq keq saqë personi i njëjtë i fut të dhënat, e prek menjëherë ‘publiko’ dhe dalin të dhënat. Kur kemi këso sistemi që të lejon t’i bësh të gjitha veprimet, atëherë është e natyrshme që personi mund t’i keqpërdorë, qoftë për neglizhencë, qoftë edhe me qëllim të caktuara politike”.
“Është shumë e mundshme që partitë politike ta hakojnë faqen e KQZ-së”, deklaroi eksperti i sigurisë kibernetikë, Kastriot Fetahaj.