11.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Feraj: Ndoshta një Zot e kupton Memli Krasniqin, por asnjë njeri mbi rruzullin tokësor

- Advertisement -

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka kritikuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, për qëndrimin që po mban ndaj Planit të BE-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qëndrimin e Krasniqit për marrëveshjen me Serbinë nuk mund ta kuptojë asnjë njeri mbi tokë.

Ndoshta një Zot e kupton Memli Krasniqin, por asnjë njeri mbi rruzullin tokësor, dhe besoj as Lajçaku: Nuk e kundërshtojmë Asocacionin pa njohje, por e kundërshtojmë Asocacionin pa njohje – i paska thënë Lajçakut. Me fjalët e tij: Nuk e mbështesim propozimin e sotëm europian sepse “është marrëveshje e përkohshme jo me njohjen e ndërsjellë por me Asocacionin në qendër”. Dhe po ashtu i paska thënë: “Ne nuk e kundërshtojmë Asocacionin, sepse nuk e kemi kundërshtuar as më herët”, pra kur në qendër e në skaje ishte vetëm Asocacioni, pa njohje as në qendër as në skaj, as de jure as de facto. Ec e merre vesh këtë lloj opozie!”, ka shkruaj Feraj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit