Zyrtari i lartë i VV-së, Hysamedin Feraj, e ka shfrenuar imagjinatën e tij.
Ai sot ka shpikur një akuzë të re ndaj kryetarit të Skenderajt, Sami Lushatku.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Lushtaku po dëshiron shkëputjen e Drenicës nga Kosova.
Sipas tij, në këtë mënyrë, Lushtaku po e cenon integritetin territorial të Republikës.
“Kundërshtimi i ligjit të Republikës unike mbi bazë krahinore, territoriale, dallon esencailisht nga kundërshtimi i ligjit mbi bazë qytetare. Kundër UÇK-së është kushdo, përfshirë Sami Lushtakun, që cënon integritetin territorial të Republikës! Nëse Lushtaku po synon ndarjen e Drenicës nga Republika e Kosovës, nëse brenda Drenicës e njeh veten si sovran që bën ligjin, krijon kështu një njësi sovrane përballë Kosovës. A ka drenicak që për hir të Sami Lushtakut kërkon shkëputjen e Drencës nga Kosova?”, ka shkruar ai.






