FC Vushtrria sot do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni në Stadiumi Ferki Aliu, ku përballet me FC Ramiz Sadikun në kuadër të xhiros së 33-të të Raiffeisen Liga e Parë.
Takimi, që nis nga ora 16:00, po konsiderohet si “finale para finales”, duke marrë parasysh rëndësinë e madhe të pikëve për skuadrën bardhekaltër në garën për inkuadrim direkt në Superligën e Kosovës.
Vushtrria vazhdon të mbetet në garë për objektivin madhor të sezonit, ndërsa përballja ndaj Ramiz Sadikut shihet si vendimtare në rrugëtimin drejt elitës së futbollit kosovar.
Mobilizim të madh për këtë duel kanë paralajmëruar edhe tifozët e grupit “Forca”, të cilët pritet të jenë në numër të madh në tribunat e stadiumit “Ferki Aliu” për të mbështetur ekipin vushtrrias.
#sport






