Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nën moton: Kosova po pret.
FC Prishtina ka pritur sot përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha.
Gjatë takimit, drejtuesit, stafi dhe futbollistët e klubit kanë shprehur mbështetjen e tyre për marshin e 12 shtatorit, duke iu bashkuar thirrjes për pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare në Prishtinë.
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” falënderuan përfaqësuesit e FC Prishtina për mbështetjen dhe angazhimin, duke theksuar se Marshi për Liri synon të bashkojë qytetarët nga e gjithë Kosova rreth kërkesës për drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së.
Marshi për Liri do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.






