Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se ka organizuar konferencë për media ditën e hënë për të prezantuar përzgjedhësin e ri të ekipit të Kosovës.
Drejtuesit e FBK-së pritet që më 22 maj të bëjnë ndryshime në krye të ekipit të Kosovës në konkurrencën e meshkujve.
Trajneri grek Christos Marmarinos pritet të largohet nga detyra dhe të emërohet trajneri i ri në një konferencë për media.
Sipas burimeve të Telegrafit, përzgjedhës i ri i ekipit të Kosovës në basketboll do të emërohet trajneri aktual i Pejës, Rami Hadar.
Njoftimi i FBK-së
Konferencë për media
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të organizojë konferencë për media të hënën (22 maj) nga ora 14:00 në “Four Points by Sheraton Prishtina”.
Në këtë konferencë do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, si dhe do të shpalosen detaje nga ndeshjet e Dardanëve në parakualifikimet e Eurobasket 2025, ku jemi në grup me Zvicrën dhe Danimarkën.
Përzgjedhësi i ri dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu do të nënshkruajnë kontratën për rrugëtimin e Kosovës në garat zyrtare të FIBA-s.