Brentfordi ka shënuar fitore 3-0 ndaj Chelsest në një ndeshje ku të tre golat u realizuan në pjesën e dytë.
Jaidon Anthony zhbllokoi rezultatin në minutën e 61-të, pas një asistimi me kokë nga Jannik Schuster, ndërsa Igor Thiago dyfishoi epërsinë në minutën e 83-të, pas një topi të kthyer në zonë.
Ndërsa golin e tretë ne minutën e fundit të shtesës 95 e ka shënuar Carvalho.
Chelsea pati disa mundësi për të shënuar, por nuk arriti t’i konkretizojë.
Pedro Neto dhe Cole Palmer rrezikuan portën e Brentfordit, ndërsa Jaidon Anthony goditi edhe traversën në pjesën e dytë.
Në fund, Brentfordi e menaxhoi epërsinë dhe e mbylli takimin me rezultat 3-0.
Kësisoj shënon humbjen e dytë, dhe tani ka tre xhiro pa shijuar fitoren.






