6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Krasniqi: Ende s’kemi propozim për betimin e kryetarëve në veri, por besoj se të hënën publikohen datat

- Advertisement -

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se javën e ardhshme do të bëhen publike datat se kur do të japin betimit edhe tre kryetarët e komunave veriore.

Ai, në një prononcim për Klankosova.tv tha se propozimet i bëjnë kryetarët ndërsa ministria i aprovon.

“Besoj se të hënën bëhen publike por ende s’kemi pranuar ndonjë ftesë apo propozim. Deri më tani, ende s’ka ndonjë datë”, është shprehur Krasniqi.

Por, sipas Krasniqit, betimi i tre kryetarëve në veri që ende s’e kanë dhënë betimin do të bëhet “brenda afateve kohore”.

Kujtojmë se dje, kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, dha betimin e tij, ndërsa këtë s’e kanë bërë kryetari i Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit