14.1 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

‘Fantazma’ që po e drejton Ministrinë e Shëndetësisë, në kënd po aludon profesoresha e afërt me LVV-në?

- Advertisement -

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi Pupovci, e cila është edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi pasi, sipas saj, atij po i bëhen ndërskamëza në ministri nga një “ministër i padukshëm”, duke aluduar në ish-ministrin Arben Vitia.

Latifi-Pupovci ka thënë se shëndetësisë publike po i jepet “shqelmi i fundit” sepse, sipas saj, po menaxhohet nga prapaskenat nga njeriu i cili ka kaluar në institucion privat.

Kujtojmë se pasi dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë dhe pas humbjes së zgjedhjeve për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia u emëruar drejtor i një spitali privat.

“Siç unë po i shoh ‘ndryshimet’ në shëndetësi, tashmë po i jepet ‘shqelmi i fundit’ shëndetësisë publike. Ja se pse? Sepse po menaxhohet nga njeriu i cili ‘është angazhuar’ për shëndetësi publike ndërsa vet ka kaluar në institucion privat!!! Për ata që nuk e dinë, shëndetësia nuk është duke u menaxhuar nga ministri Latifi por nga ‘ministri i “padukshëm’ i cili e ka ditur se ministri Latifi ka 40 vjet që nuk punon në Kosovë dhe mund të ketë harruar se sa të veçantë jemi për të keq, se ai mund te ftohet për te ‘ndihmuar’ ndërsa i vihen ndërskamëzat nga të katër anët vetëm për te dale i pasuksesshëm e te menaxhoj i ‘padukshmi’”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit