Fantastike, Erblin Osmani i Bayernit do të luajë për Kosovën

- Advertisement -

Talenti premtues i Bayern Munchenit, Erblin Osmani, ka zgjedhur të luajë për Kosovën.

Faruk Ajeti, ambasadori i Kosovës në Gjermani, e bëri të ditur këtë lajm përmes një postimi në Facebook.

Ai njoftoi se Osmani e ka marrë pasaportën e Kosovës, dhe se ka zgjedhur të luajë për Dardanët.

“Nder i veçantë që sot ia dorëzova pasaportën e Republikës së Kosovës talentit tonë të Bayern München, Erblin Osmanit dhe gjithashtu të ndaj lajmin e madh për futbollin kosovar: Erblini do të luajë për Kosovën!”, ka shkruar Ajeti.

Osmani tashmë ka debutuar edhe për ekipin e parë të bavarezëve dhe është prospekt i madh në Bundesligë.

Të ngjashme

Të fundit